
Pesë këshilla si të ndaloni rënien e flokëve në moshën +40
Jeni të frustruar nga zmadhimi në dukje i vijës së ndarjes së flokëve? Humbjes së tyre dhe rrallimit, tashmë që keni kaluar të 40-tat?
Të gjithë duam t’i mbajmë flokët të dendur dhe me shkëlqim teksa rritemi me kalimin e viteve. Por për fat të keq edhe flokët kalojnë nëpër disa ndryshime, si çdo gjë tjetër në trupin tonë.
Hormonet në trup i mbajnë flokët e shndritshëm dhe të gjallë, dhe me kalimin e viteve, këto hormone ndryshojnë, duke bërë që ato të hollohen dhe të bien, ndonjëherë pak, ndonjëherë më shumë. Rënia e flokëve është pjesë e procesit të plakjes, por kjo nuk do të thotë se ju do të mbeteni tullacë.
Ka shumë mënyra praktike për të luftuar rënien e flokëve pas të 40-tave. Më poshtë do të gjeni disa këshilla të ekspertëve se si të mbani flokët tuaj të plotë dhe të shëndetshëm.
-Qëndroni të hidratuar
Ne dëgjojmë shumë këshilla për hidratimin kur bëhet fjalë për lëkurën, por është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e flokëve. Pirja e ujit ndihmon me gjithçka. Flokët kanë nevojë të hidratohen për rritjen e tyre dhe ruajtjen e shëndetit.
-Shmangni larjen e shpeshtë të flokëve
Sigurohuni që të mos i lani flokët shumë herë, pasi kjo mund t’i dëmtojë. Kjo pasi larja e shpeshtë largon yndyrën që bllokon poret, e cila çon në tharje të skalpit dhe lëkurës. Sugjerohet që flokët të lahen çdo tre ditë. Shëndeti i kokës është shumë i rëndësishëm, por nuk është e nevojshme që floku të lahet çdo ditë, pasi me qëllimin e mirë, po i shkaktoni dëme të mëdha.
Kini kujdes se si i stiloni flokët
Mos u tregoni të ashpër me ta. Mos përdorni modele dhe stile që jua tërheqin flokët. Kjo për shkak se ato nuk janë më elastikë si dikur. Shmangni tharëset me nxehtësi të lartë dhe kimikatet që përdoren tek llaku, apo produkte të tjera në sallone bukurie, por edhe produkte të dëmshme që blihen në dyqane.
Konsideroni të përdorni një suplement për flokët
Ndërsa plakemi ne ndalojmë së prodhuari shumë kolagjen, i cili ndikon jo vetëm në lëkurën tonë, por edhe në flokët tanë. Do të ishte ishte mirë të përdorej një suplement kolagjeni, për flokët dhe gjithashtu edhe për lëkurën. Suplementet është mirë të kenë bazë biotine, si Nutrafol dhe Viviscal, efektiviteti i të cilave është treguar përmes hulumtimeve dhe studimeve të shumta. Shumë ushqime të tjera janë të pasura me botinë, duke përfshirë të verdhat e vezëve, bishtajoret, arrat dhe farat, patatet e ëmblat, bananet dhe kërpudhat.
Nëse vëreni rënie të flokëve jo në sasi të pakët siç ndodh normalisht, është mirë të konsultoheni me mjekun.
Për gratë, shkaqet e rënies së flokëve mund të jenë të shumëanshme dhe mund të përfshijnë ndryshimin e niveleve të estrogjenit, nivele të ulëta të vitaminës D, gjendjet e tiroides dhe problemet autoimune,.Trajtimet mund të përfshijnë Minoxidil (aka Rogaine), Propecia (megjithëse jo për gratë e moshës së lindjes së fëmijëve) dhe spironolactone, i cili zakonisht përshkruhet për aknet, por është vërtetuar se ka efekte shumë të mira në restaurimin e flokëve.
*Tibo News