Përurohet Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale

Në shkollën e sapo rindërtuar, “Sami Frashëri”, u përurua Laboratori i parë i Inteligjencës Artificiale, projekt i cili do të realizohet edhe në shkolla të tjera në kryeqytet, dhe në disa shkolla në qytete të tjera të vendit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se dikur gjuhët e huaja si gjermanishtja dhe anglishtja, ishin gjuhët e mundësive që të garantonin punësimin.

Ndërsa sot vendin e guhëve të huaja e kanë gjuhët e programeve kompjuterike, pasi e ardhja është teknologjia.

*Tibo News