Përurohet abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Ditën e sotme është bërë përurimi i Abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës. Në fjalën e tij në këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se një brez i ri po fillon rrugën e dijes me një abetare të përbashkët unike, duke materializuar frymëzimin e trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur.

Kurti u shpreh i lumtur për këtë arritje dhe që sot nxënësit kanë në duar Abetare e përbashkët.