
Përsëri të shtëna masive në SHBA, 3 të vdekur në Maryland
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur rëndë pas të shtënave në një fabrikë në Maryland, të enjten pasdite, rreth orës 2:30.
Autoritetet thanë se i armatosuri i dyshuar u plagos në një shkëmbim zjarri që pasoi me policinë e shtetit.
Sulmuesi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë. I dyshuari dhe një polic shkëmbyen armë zjarri dhe të dy u plagosën dhe u transportuan për trajtim mjekësor.