
Përse nuk duhet t’i vrisni merimangat në shtëpi
Mos i vrisni merimangat që shihni në shtëpinë tuaj. Pse? Sepse merimangat janë një pjesë e rëndësishme e natyrës dhe ekosistemit tonë të brendshëm, ashtu siç janë shumë organizma të tjerë.
Njerëzit pëlqejnë t’i mendojnë banesat e tyre si të izoluara e të sigurta nga bota e jashtme, por shumë lloje merimangash mund të gjenden brenda. Disa janë bllokuar aksidentalisht, ndërsa të tjerat janë vizitorë afatshkurtër.
Megjithëse janë ‘grabitqarë’ të përgjithshëm, të prirur për të ngrënë gjithçka që mund të kapin, merimangat kapin rregullisht shumë insekte, madje edhe ato që mbartin sëmundje – për shembull, mushkonjat. Pra, vrasja e një merimange nuk i kushton vetëm jetën e një insekti, por ajo merimangë mund të kishte larguar një ‘grabitqar problematik’ nga shtëpia juaj.
Është e natyrshme të kesh frikë nga merimangat. Ato kanë shumë këmbë dhe pothuajse të gjitha janë helmuese, megjithëse shumica e specieve kanë helm shumë të dobët për të shkaktuar probleme te njerëzit, gjithmonë nëse ‘thumbi’ i tyre mund të shpojë lëkurën tonë. Edhe vetë entomologët mund të bien pre e arachnofobisë (frika ndaj merimangave), por shumë prej këtyre studiuesve e kanë mundur frikën duke u përballur nga afër me to.
Merimangat nuk duan të përballen me ju dhe në fakt preferojnë t’i shmangin njerëzit, në fakt ne jemi shumë më të rrezikshëm për to sesa ato për ne. Pickimet nga merimangat janë jashtëzakonisht të rralla.
Nëse vërtet nuk mund ta duroni atë merimangë në shtëpinë tuaj, apartamentin, garazhin ose kudo tjetër, në vend që ta vrisni, përpiquni ta kapni dhe ta lëshoni jashtë. Ajo do të gjejë diku tjetër për të shkuar dhe të dyja palët do të jenë më të lumtura me rezultatin.
Por nëse mund t’i duroni, është mirë të keni merimanga në shtëpinë tuaj. Në fakt, është normale dhe ta dini që edhe nëse nuk i shihni, ata do të jenë akoma atje. Kështu që, për të mirën e përbashkët, mos i vrisni merimangat, ato nuk do t’iu bezdisin (madje siç e përmenda, do t’iu ndihmojnë) dhe të gjithë mund të jetojnë të lumtur.