
Përse nuk duhet t’i lajmë çdo ditë flokët?
Nuk ka ndjesi më të mirë se kur del nga dushi dhe ti shpërndan kudo aromë të mirë. Pavarësisht se pas një dite të gjatë mund ta ndjejmë shumë të nevojshme të relaksohemi nga një dush i ngrohtë, nuk është mirë t’i lajmë çdo ditë flokët. Këto janë dëmet që i shkaktoni flokut tuaj:
1. Flokëve të lyer do tu dobësohet ngjyra.
Zgjidhja: Përdorni një shampo të posaçme për flokët e lyer dhe mos i lani flokët më shumë se 3 herë në javë.
2. Floku juaj do të thahet.
Zgjidhja: Përdor shampo pa sulfat dhe ato që kanë efekt qetësues apo hidratues.
3. Shtohet zbokthi.
Zgjidhja: Përdor shampo bio me përmbajtje vajore. Nëse e ndjeni të nevojshme larjen e shpeshtë të flokut mund ta shpërlani thjeshtë me ujë të vakët.
4. Do të shtohen majat dyshe.
Zgjidhja: Priti majat e flokut dhe kujdesu për to me anë të kremrave të rekomanduar nga një specialist.