
Përse jemi të lodhur nga asgjëja?
Vështirësia në punë, jeta aktive, stresi dhe mënyra jo e shëndetshme e jetesës, mund të jenë disa nga arsyet pse ne ndihemi të lodhur.
Në fakt lodhja është një ndjesi e lodhjes së vazhdueshme, e cila mund të jetë lodhje fizike ose psikologjike.
Megjithatë është e rëndësishme të mbani në mendje se lodhja është një simptomë që mund të varet nga shumë gjëra, të tilla si mënyra e jetesës, faktorët psikologjikë dhe socialë, çështjet e përgjithshme shëndetësore dhe disa ilaçe.
Stili i jetesës
Gjërat që bëjmë në të përditshmen mund të shkaktojnë lodhje të përgjithshme.
- Mungesa dhe teprimi i gjumit ndikon, një personi të rritur i duhen rreth 8 orë gjumë në natë.
- Marrja e gjërave që ndikojnë në sistemin nervor, pasiviteti fizik dhe dieta e keqe, nëse trupit i mungojnë lëndët ushqyese, mund të ketë një ndikim negativ në mënyrën se si ndihet një person.
- Ushqimi i shpejtë dhe pijet që përmbajnë kafeinë japin vetëm një rritje të përkohshme të energjisë, prandaj nuk duhet parë si zgjidhje për kohë të gjatë.
- Lodhja mund të shkaktohet edhe nga mbingarkesa në punë, por ajo që është e habitshme është lodhja nga mungesa e saj.
Kushtet shëndetësore
Mjaft probleme shëndetësore ndikojnë në shkaktimin e lodhjes.
Të tilla janë:
- Gjendja mendore, ankthi
- Infeksionet
- Çekuilibri hormonal
- Problemet me zemrën dhe mushkëritë
- Anemia dhe mungesa e vitaminave
Të gjitha këto kërkojnë trajtime serioze dhe nëse mendoni se keni njërën prej tyre, duhet të konsuloheni me një ekspert sa më parë.
Si ta zgjidhim gjithë këtë?
Në rastet kur lodhja shkaktohet nga mënyra juaj e jetesës, ju mund ta zgjidhni duke ndryshuar diçka në jetën tuaj të përditshme.
- Mos largoni opsionin e të ushqyerit shëndetshëm, mënyrë kjo që ju bën të keni më shumë energji gjatë ditës.
- Kur mendoni lodhjen, nuk ju shkon ndërmend se ushtrimet fizike mund të ndikojnë në zvogëlimin e saj, megjithatë një aktivitet për të paktën 15 minuta mund t’ju ndihmojë.
- E kemi thënë që gjumi cilësor është shumë i rëndësishëm. Provoni të rregulloni edhe këtë pjesë dhe të ndihmoni lodhjen të largohet.
- Pini më shumë ujë. Ndonjëherë lodhja shkaktohet nga dehidratimi.