Përse disa të famshëm hoqën dorë nga intervistat?

Të bësh ‘lajm’ është pak a shumë e detyrueshme për shumicën e yjeve të Hollywood-it. Kemi dëgjuar shpesh se si të këngëtarët, aktorët apo të tjerë të famshëm kanë firmosur kontrata me agjencitë e tyre për këtë gjë.

Nga ana tjetër kemi kategorinë që ndoshta janë lodhur nga ky detyrim mediatik sa janë tërhequr nga intervistat përfundimisht. Po listojmë 7 nga kjo kategori:

Beyoncé

Intervistat nuk i shtojnë asgjë imazhit të Beyoncé, sipas saj. Nëse dikush ka fuqinë për të shmangur detyrimet mediatike dhe për të qenë e rëndësishmë për publikun gjithsesi, atëherë Beyoncé di si ta bëjë këtë gjë.

Taylor Swift

Taylor Swift ka statusin e ‘të famshmes’ edhe nëse nuk bën intervista dhe nuk e ka shumë problem. Por duke qënë se ajo sa vjen dhe ka kohe që ka hequr odrë nga daljet publike, fansat e justifikojnë se ajo ‘po e lë muzikën të flasë vetë’.

Kate Moss

Modelja zgjedh të mos bëjë intervista sepse mendon se kjo do tu japë zë kritikëve. Në bazë të eksperiencës së saj kur pas intervistës më të fundit u komentua aq shumë se ajo hoqi përfundimisht dorë.

Sia

Këngëtarja ka pranuar se është e pasigurt në vetvete. Ajo është shprehur se të gjithë artistët janë. Për pjesën më të madhe të karrierës së saj, ajo mbulonte fytyrën dhe shmangte intervistat.

Adam Sandler

Adam Sandler shmang intervistat sepse është lodhur duke u cituar gabimisht. Mund të themi që është diçka e kuptueshme.

Eminem

Eminem thjeshtë bën rrep. Atij nuk i pëlqen të kalojë kohën duke bërë gjëra të tjera si intervistat apo daljet publike.

Johnny Depp

Johnny Depp njihet si person publik, por njëkohësisht privat. Ai gjithmonë ka luftuar me konceptin e të qenit i famshëm. Pavarësisht se shtëpia e tij ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ngushëllimi i vetëm për këtë ka qenë arti i tij.