Përse ariu panda është kaq tërheqës?

Pandat janë krijesa shumë të varura nga njeriu, po ashtu mund t’i bëjnë njerëzit të varur pas tyre.

Neuroshkencëtarët thonë se hunda e tyre e mprehtë, faqet e mbushura dhe hapat e tyre të vegjël mund të ngacmojnë instiktin tonë që zakonisht lidhet me ndërveprimin që kemi me bebet.

Në vitin 2005 Stephan Hamann, një profesor psikologjie në Universitetin Emory, shpjegonte në një medie amerikane se pse njerëzit mendojnë se këto kafshë janë të lezetshme. Hamann kreu studime duke përdorur imazhe funksionale të rezonancës magnetike (MRI) për të matur ndryshimet e vogla në aktivitetin e trurit.

Studimet e tij kanë zbuluar se fotografitë ‘e lezetshme’ shkaktojnë rritje të aktivitetit në zonën e mesme të korteksit frontal orbital, që ndodhet prapa urës së hundës, dhe në amigdalë, e cila wshtw qendra e kontrollit të emocioneve të trurit përgjegjëse për frikën dhe zgjimin.

Pandat janë një nga kafshët e vetme që kanë një gisht të madh, një kockë fleksibël dore që i lejon ato për të menaxhuar objektet në mënyrë të zgjuar. Ato mund të qëndrojnë në këmbët e tyre të pasme, u pëlqen të argëtohen në dëborë dhe madje mund të bëjnë saltro.

Pra, në një farë mënyre, ngjashmëria e veprimeve të tyre me tonat dhe tërheqja automatike që kemi ndaj tyre, i bën pandat të kenë ‘pushtet’ mbi ne, atë që studiuesit e Universitetit të Oksfordit e quajtën “fuqi e butë dhe e përkëdhelur”.

Drejtori i Qendrës së Ruajtjes dhe Kërkimit për Pandën Gjigante të Kinës, i cili quhet edhe si “babai i pandave” thotë se duke qenë se janë kafshë të rralla në botë, janë të vështira për tu menaxhuar.

“Ka tre probleme kur vjen puna te rritja e pandas: është e vështirë t’i shoqërosh me njëri-tjetrin, shtatëzania e tyre është shumë e vështirë dhe këlyshët e vegjël mbijetojnë me vështirësi” u shpreh hur ai në një intervistë për ‘National Geographic’.

Panda gjigante është një specie e rrezikuar, me vetëm rreth 1600 prej tyre që jetojnë në malet e Kinës qendrore dhe më shumë se 300 nëpër kopshte zoologjike në mbarë botën.