Përplasje mes policisë dhe aktivistëve në Gjermani

Policia filloi largimin e protestuesve që bllokuan hyrjet në Luetzerath në perëndim të Gjermanisë, në përpjekje për të parandaluar shkatërrimin e fshatit dhe zgjerimin e një miniere qymyri.

 Organet e rendit thonë se mund të duhen javë për të zhbllokuar fshatin nga aktivistë të klimës të cilët janë moblilizuar atje .

Protestuesit thonë se shkatërrimi i fshatit për zgjerimin e minierës së qymyrit, do të sjell emetime të mëdha të gazeve që shkaktojnë efektin serrë.

Ndërkohë Qeveria thotë se qymyri është i nevojshëm për të garantuar sigurinë energjetike të Gjermanisë.

Aktivistët kanë vijuar me protestën e tyre edhe pas një vendimi gjykate që kërkon largimin e tyre nga zona.

Policia ka deklaruar se mund të nevojiten disa javë përpara se fshati të zhbllokohet.

Disa akivistë hapën llogore dhe vendosën bllokada në përpjekje për të ndaluar makineritë e rënda të hynin në fshat, para se policia të ndërhynte.

*TiboNews