Përplasje gjatë çmimeve Grammy, arrestohet reperi i njohur

Një përplasje fizike ka ndodhur gjatë cermonisë së çmimeve Grammy. Reperi amerikan Killer Mike pak pasi fitoi tre çmime Grammy u arrestua për një përplasjeje fizike e cila ndodhi brenda Crypto.com Arena ku u mbajt ceremonia .

Killer Mike, 48 vjeç, u akuzua për kundërvajtje. Ai u lirua më vonë dhe do të dalë në gjykatë në fund të këtij muaji. Videoja nga vendi i ngjarjes tregonte Killer Mike, emri i vërtetë Michael Render, duke u shoqëruar nga vendi i ngjarjes në pranga nga oficerët e policisë.

Kjo ndodhi menjëherë pasi reperi dhe aktivisti politik fitoi tre çmime Grammy, të parat e tij për 20 vjet.

Kënga e tij Scientists & Engineers, me André 3000, Future dhe Eryn Allen Kane, fitoi çmime për këngën më të mirë rep dhe performancën më të mirë rap. Ai fitoi një çmim të tretë për albumin më të mirë rap me albumin e tij Michael.