
Përplaset autobusi plot me shqiptarë në Austri
Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Austri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në Salburg. Për pasojë mësohet se janë lënduar 20 pasagjerë. Tre prej tyre raportohen se janë në gjendje më të rëndë. Policia austriake ka folur për dyshimet e para rreth aksidentit të autobusit nga Kosova në Salzburg të Austrisë, ku mbetën të lënduar rreth 20 persona
.Sipas zëdhënësit të Policisë, Hans Wolfgruber, dyshimet janë se ose shoferin e ka zënë gjumi ose ndonjë defekt teknik e ka shkaktuar aksidentin. Ndërkohë, Komandanti i Shpëtimit të Qarkut, Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona.