
“Përplasen” në Kuvend Berisha dhe Alibeaj
Një përplasje mes Berishës dhe Alibeajt ka ndodhur mesditën e të enjtes në Kuvend, ku ish-kryeministri shtyu nga foltorja ish-ministrin e tij të Drejtësisë pas një konflikti që kishte nisur më herët mes të dyve në selinë e PD-së. Debati nisi fillimisth mes Vokshit dhe Alibeajt ku deputetja i kërkoi atij rikthimin në Grupin Parlamentar të PD-së të deputetëve që ishin përjashtuar prej tij në janar të këtij viti. Ndërkohë, gjatë mbledhjes Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.
Ata debatuan edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku Berisha tha se do të zgjidhej në krye të shtetit një person që donte Rama dhe se Alibeaj po i përdorte deputetët e PD për qëllime të Ballës dhe Ramës.