
Përplasen 2 autobusë në Senegal, 39 viktima dhe 100 të lënduar
39 njerëz humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë u lënduan në Senegal kur dy autobusë u përplasën. Pas kësaj tragjedie presidenti Macky Sall shpalli tre ditë zie kombëtare dhe shpalli masa të menjëhershme për të përmirësuar sigurinë rrugore. Aksidenti, më vdekjeprurës në vendin e Afrikës Perëndimore në vitet e fundit.