Përmirësohet situata në Twitter

Kompanitë Amazon dhe Apple planifikojnë të rifillojnë reklamat në Twitter.

Kjo është ajo çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare që thonë se platforma ka ofruar stimuj për agjencitë e reklamave për të rritur shpenzimet e tyre në platformë.

Sipas kompanisë kjo është koha kur kanë parë më shumë reklamues se kurrë në Twitter, kjo edhe si pasojë e shifrave të audiencës që u publikuan para disa ditësh mbi rritjen e aktivitetit të përdoruesve në platformë.

Platformer News raportoi se Amazon planifikon të investojë 100 milionë dollarë në vit për reklamat e saj në rrjetin social Twitter.

Media të ndryshme shkruajnë se Elon Musk ka deklaruar rikthimin e Apple me reklamat e saj në platformë duke e konsideruar këtë të fundit si reklamuesin më të madh në kompani.

Megjithatë vetë Musk ka deklaruar se Twitter po sheh një rënie “masive” të të ardhurave.

*TiboNews