Përmbytjet përfshijnë Australinë, aeroporti zhytet në ujë, dalin krokodilët

Reshjet rekord po shkaktojnë përmbytje të mëdha në veriun e largët të Queensland, në atë që autoritetet presin të jenë përmbytjet më të rënda të rajonit australian. Mijëra njerëz janë evakuuar, por të tjerë mbeten të bllokuar. Imazhet nga rajoni tregojnë avionë të zhytur në aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që largohen nga shtëpitë me varka.

Një krokodil u pa në ujërat që përmbytën qytetin australian Ingham të hënën e 18 dhjetorit, ndërsa shiu i dendur i lidhur me ciklonin tropikal preku disa qytete turistike në verilindje të vendit.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të vdekur apo të zhdukur.Banorët vendas po shikonin zvarranikun në ujërat e përmbytjeve dhe thanë se nuk kishin parë kurrë një të tillë kaq afër.