
Përmbytjet në Turqi shënojnë 30 të vdekur
Rajoni trak i Turqisë dhe Stambolli këtë javë u përfshinë nga reshje shiu katër herë më shumë se sasia totale e reshjeve mesatare për të gjithë këtë muaj duke shkaktuar përmbytje masive që çuan në vdekjen e 30 njerëzve dhe dëme të gjera të vlerësuara në 90 milionë dollarë.
Instituti Meteorologjik i Turqisë regjistroi 13.2 centimetra shi në zonë.
Përmbytjet e kësaj jave pasojnë përmbytjet e shpejta në korrik që vranë të paktën gjashtë persona në provincën verilindore të Artvinit dhe përmbytën më shumë se 100 shtëpi dhe biznese në provincën Giresun të Detit të Zi.