Përmbytje masive në Iran, shtatë të vdekur, mes tyre nëna dhe katër fëmijët e saj

Të paktën shtatë persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve shkatërruese që përfshinë qytetin Mashhad, në verilindje të Iranit. Një nënë dhe katër fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e shembjes së shtëpisë së tyre.

Rreth 250 familje u detyruan të largohen nga shtëpitë, ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur të paktën 12 persona të zhdukur.