Përkeqësohet situata e stuhive në Kaliforni

Situata e stuhive të rrëmbyeshme nuk po përmirësohet në Kaliforni teksa përmbytjet kanë marrë përpara shtëpi dhe rrugë duke detyruar evakuimin e banorëve.

Mbi 33 milionë banorë mbeten të kërcënuar teksa që prej nisjes së stuhisë kanë humbur jetën 14 persona.

Në shumicën e vendit erërat e forta kanë kaluar një shpejtësi prej 64 km në orë.

Si pasojë e motit të keq rreth 220 mijë familje dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet kanë shprehur shqetësimin se situata mund të përkeqësohet dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut mund të shkaktojnë me qindra vdekje të reja nga rrëshqitja e baltës.

Mbi 4 mijë banorë nga Planda, një komunitet në Kaliforninë Qendrore janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas një udhëzimi nga autoritetet lokale.

Grupet e emergjencës po punojnë në terren për të shpëtuar disa shoferë që kanë mbetu të bllokuar nga rrëshqitja e baltës dhe dheut.

*TiboNews