
Përkeqësohet indeksi i barazisë gjinore, rriten abortet dhe vdekshmëria
Treguesit e barazisë gjinore u përkeqësua më tej gjatë vitit 2021 si rrjedhojë e rritjes së normës së abortit dhe vdekshmërisë amtare, raportoi INSTAT. Në vitin 2021 kishte 164 aborte për 1000 lindje të gjalla, ndërkohë që në vitin 2020 kishte 162 aborte për 1000 lindje të gjalla. INSTAT raportoi se, indeksi i pabarazisë gjinore, në vitin 2021 rezulton 0,09 nga 0,06 që ishte në vitin 2020.
Lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2021, janë regjistruar 12,1 lindje për çdo 1.000 vajza të grup moshës 15-19 vjeç nga 13,3 lindje që ishin në 2020. Gjithashtu norma e martesave të grave ndër vite tregon një rënie të martesave deri në moshën 24 vjeç dhe rritje të moshës mesatare. Krahasuar me 5 vite më parë, gratë martohen relativisht rreth 0,7 vite më të mëdha.