AlbanianEnglish

Përkeqësohet gjendja e pandemisë në Kinë

Beijing, kryeqyteti kinez po përballet me një krizë shëndetësore pasi shifrat e infektimit me Covid-19 po rriten në mënyrë të shpejtë.

Në fundjavë në Kinë u regjistruan disa humbje jete dhe kjo gjë ka ngjallur frikën e popullsisë pasi që prej muajit maj nuk ishin shënuar fatalitete.

Në Pekin u regjistruan 962 raste të reja këtë të diele dhe për këtë arsye disa shkolla u mbyllën atje.

Izolimi masiv në Kinë dhe masat e rrepta kanë ngjallur zemëratën e qytetarëve të cilët i konsiderojnë si tepër të rrepta masat që qeveria ka marrë.

Disa qytete filluan të shkurtonin testimet masive javën e kaluar dhe kjo zgjoi shpresat e njerëzve se situata po përmirësohet.

Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se Kina do të përballet me një situatë të vështirë në lidhje me pandeminë e Covid-19 dhe pritet që situata të përmirësohet vetëm me ardhjen e pranverës. 

*TiboNews

You don't have permission to register