Periudha e festave po afron dhe këto ‘detyra’ po ju lodhin

Sado periudhë e gëzueshme dhe atmosferë e ngrohtë, le ta pranojmë që ndonjëherë festat na bëjnë të ndihemi të lodhur. Përveçse do të shpenzoni para më shumë se në çdo muaj tjetër, do të jetoni me pritshmëri shumë të larta në mendjen tuaj. Që nga dhuratat që prisni, e deri tek të dalat magjike apo plotësimi i dëshirave. Ky sezon është shumë më i ngarkuar me energji nga ç’mendojmë ne.

  1. Pazaret e dhuratave

Janë deri diku të këndshme, por më vonë kthehen në një stres. Ti shpenzon para, por nuk di çfarë të blesh ekzaktësisht që të gjithë të mbeten të kënaqur.

  1. Udhëtimet e pushimeve

Ju mund të keni rezervuar për t’u larguar diku gjatë festave, por përtej qejfit duhet të merreni me gjithë detajet e tjera. Duhet të mendosh për aeroportin, valixhet, paketimet, dhuratat etj.

  1. Ju kërkohet që gjatë pushimeve të bëni më shumë gjëra nga ç’bëni zakonisht

Njerëzit që kërkojnë ndihmë mund të shtohen gjatë këtyre ditëve dhe sigurisht nuk i refuzon dot nëse do t’i ndihmosh.

  1. Përballje me dinamikat e pakëndshme familjare apo shoqërore

Gjatë festave ka grumbullime dhe prej grumbullimeve mund të prisni gjithçka! Vizita e një kushëriri që është thjesht acarus ose dikush nga grupi i shokëve që bën gjithmonë batutat më pavend.

  1. Ata që punojnë në industrinë e shërbimit janë kaq të lodhur

Përveç fluksit të shtuar të punës duhet të përballojnë shumë presione të tjera. Faktin që nuk janë duke festuar, që duhet të jenë gjithë kohës në shërbim të klientit dhe mbi të gjitha të plotësojnë tekat e secilit.

Përtej të gjithave, mos harroni të merrni kohë për veten. Vendos disa limite dhe cakto kohën që të duhet vetëm për vete.