Përhapet sëmundja e rrallë, Koreja e Veriut në karantinë

Koreja e Veriut ka vendosur një bllokim pesë-ditor në kryeqytetin Pyongyang për shkak të një “sëmundjeje të frymëmarrjes”. Banorët e Phenianit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi nga sot deri të dielën dhe të masin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme. Në dokument nuk përmendet Covid-19, por pretendohet se dizenteria është ndër sëmundjet e reja që po përhapen aktualisht në kryeqytet.

Gadishulli Korean aktualisht po përjeton atë që meteorologët po e përshkruajnë si një valë e ftohtë siberiane, me temperaturat që kanë shënuar -22 gradë Celsius.

Pheniani njoftoi rastin e parë me Covid-19 në maj 2022, përpara se të shpallte fitoren mbi sëmundjen tre muaj më vonë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kundërshtuar prej kohësh statistikat e Covid dhe pretendimet e vendit se epidemia është nën kontroll. Sipas burimeve të ekspertëve, Pheniani nuk i ka vaksinuar rreth 25 milionë banorët e tij.