Përgjysmohet numri i nxënësve në arsimin parauniversitar

Në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë.

Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë 2.6 herë më pak se para dy dekadash dhe rreth 4% më i ulët se një vit më parë. Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë.

Rënia shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit janë regjistruar në klasën e 10 rreth 28 mijë nxënës në vitin akademik 2022-2023 nga rreth 31 mijë vitin kaluar akademik me një rënie gati 9 për qind.

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja.