
Përgjigjja që e bëri Priyanka Chopran Miss Bota 2000
Priyanka Chopra është konsideruar shpesh si një nga misset më të bukura në botë dhe jo pa arsye. Tiparet e saj, sharmi dhe gjithçka tjetër tvazhdojnë të tërheqin vëmendjen edhe sot.
Ajo u kurorëzua si Miss Bota në vitin 2000. Por shpesh herë Misset ( edhe pse në mënyrë të gabuar ) janë portretizuar si vajza jo të zgjuara, dhe ato që gjithmonë kërkojnë paqen në botë. Mbase edhe përgjigjja e Priyanka-s kur u pyet në atë kohë nuk ishte ndër më të mirat, ose mund të ketë qenë edhe strategji .
Ajo u pyet se cila mendon se është gruaja më e suksesshme që jeton sot dhe pse?
Përgjigjja e saj ishte: Ka shumë njerëz që i admiroj, por një nga njerëzit më të admirueshëm është Nënë Tereza, e cila është treguar kaq e dhembshur, e vëmendshme dhe e sjellshme.
Është e kuptueshme që përmendja e Nënë Terezës do t’i jepte asaj pikë para jurisë, por pyetja kërkonte në fakt një përgjigje ndryshme. Pra cila grua e gjallë. Dhe siç rezultoi, ajo u shpall vërtetë Miss Bota.
Megjithatë në intervista të kohëve të fundit, ku ajo flet për të shkuarën, Priyyanka thotë se e mban mend shumë mirë pyetjen që i është bërë dhe përgjigjen duke thënë se Nënë Tereza mund të ketë vdekur, por ajo është e gjallë në zemrën e saj.
Epo, Priyanka e ka dhe një të përbashkët me ne shqiptarët, dashurinë dhe adhurimin për Nënë Terezën.