
Përfundon numërimi i votave, Partia Socialiste fiton Rrogozhinën
Partia Socialiste shpallet fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës. Bashkia e Rrogozhinës përgjatë katër viteve të ardhshme do të drejtohet nga Edison Memolla.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ në 54 kuti gjithsej, Memolla ka marrë 6658 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota. Kështu, Partia Socialiste ka fituar bindshëm bashkinë e Rrogozhinës me 1752 vota diferencë kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë”.