
Përfundon edicioni i gjashtë i Re-Debate, ky vit risi përfshirjen e shkollave profesionale
Ka përfunduar edhe për këtë edicion të gjashtë Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit, i cili zbatohet nga Organizata LIBURNETIK, me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe AKPA-së. Ndër vite, interesi i shkollave për të qenë pjesë ka qenë në rritje, risi e këtij viti kanë qenë shkollat profesionale.
Dita finalizuase kishte 4 shkolla që përbënin finalen e vogël midis shkollave ‘Jordan Misja’ & ‘Qemal Stafa’ dhe finalen e madhe midis Shkollave “Naim Frashëri”, Durrës dhe “Petro N. Luarasi” Tiranë. Në finalen e vogël arriti të triumfonte shkolla “Qemal Stafa”, duke zënë kështu vendin e tretë në kampionat.
Nga ana tjetër, finalja e madhe pati një sfidë të vërtetë mes të rinjve të talentuar me një mendim kritik, ku me një diferencë prej dy pikësh fitoren arriti ta merrte Shkolla “Petro Nini Luarasi”.
Naim Frashëri ishte gjimnazi i Durrësit, që arriti të prekte për të dytën herë finalen e madhe duke u pozicionuar në vend të dytë. Për jurinë, sa vjen e vështirësohet puna pasi sa më shumë kohë kalon, të rinjtë vijnë e rriten në mendimin kritik dhe kjo sigurisht është një arritje e madhe.
Edhe këtë vit, Tibo vazhdon të jetë mbështës i këtij eventi, pasi beson që në këtë konkurs do dalin në pah dhe vlerësohen mendjet më të mprehta e të shndritshme të rinisë së sotme, që padyshim do kthehen në liderët dhe ekspertët e të nesërmes.