AlbanianEnglish

Përfundon “AniFest” në Gjirokastër, “Yallah” shpallet filmi fitues

Ka përfunduar edicioni i 13-të i “AniFest” në Gjirokastër, ku për 4 ditë radhazi u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe u prezantuan filmat e shumëpritur.

Në festival u shfaqën filma nga më shumë se 30 shtete të botës të vlerësuar nga juria ndërkombëtare dhe juria e fëmijëve, ndërsa filmat janë përzgjedhur më herët nga partnerët e bashkëpunëtorët, mes tyre platforma Tibo. 

Disa nga filmat që morën çmime në këtë festival ishin “Spring of Youth”, “Tao Yan”, “Winner”, “Yallah” dhe “How to Dance In A Strange World”.

Filmi “Spring of Youth” u vlerësua me tre çmime si filmi më i mirë studentor, filmi me skenarin më të mirë si dhe filmi me regjisorin më të mirë. 

Çmimin si filmi më i mirë i vlerësuar nga juria ndërkombëtare dhe ajo e fëmijëve e mori filmi “How to Dance in a Strange World”.

Ndrësa filmi fitues që do të shfaqet në Berlinale ku do të zhvillohet ceremonia gala, e ku do të mblidhen krijues nga e gjithë Europa quhet “Yallah”, një çmim i dhënë nga European Children Film Asociation. 

Filmi “Yallah” i krijuar në Francë, tregon një histori që daton në vitet 1982, ku personazhi kryesor Nicolas përgatitet të largohet nga vendlindja e tij, i dërrmuar nga një luftë civile e pafund.

Nicolas has gjatë rrugës së tij një adoleshent të pamatur, por i vendosur për të shkuar në pishinë. Duke u përpjekur për të mbrojtur të riun Nicolas e gjen veten të tërhequr në një garë surreale kundër luftës, e gjitha vetëm për të pasur lirinë, për të bërë atë që dëshiron. 

I pranishëm në ndarjen e çmimeve ishte edhe kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri. Ai u shpreh se projekte të tilla ndikojnë së tepërmi në zhvillimin e fëmijëve. 

Regjisori dhe producenti Artan Maku foli për TiboNews ku tha se festivali u prit shumë mirë nga publiku.

 

*Tibo News

You don't have permission to register