
Përfundojnë xhirimet e ‘Joker: Folie à Deux’, në tetor në kinema
Vazhdimi i shumëpritur i “Joker” , “Joker: Folie à Deux” ka përfunduar xhirimet. Këtë lajm e dha këngëtarja Lady Gaga, e cila ruan rolin e Harley Quinn në film, bashkë me Joaquin Phoenix.
Në një postim në Instagram, Lady Gaga ka publikuar një foto në të cilën shfaqet me veshje skenike, rrethuar nga policët dhe turma.
Filmi i ri, i drejtuar nga Todd Philips, është vendosur pjesërisht në Arkham Asylum. Pjesë e kastit janë edhe Brendan Gleeson, Catherine Keener dhe Zazie Beetz.
Në kinematë amerikane, ai do të jetë në tetor 2024.
Filmi i parë ‘Joker’ (2019) fitoi dy çmime Oscar, njëri për Joaquin Phoenix si aktori më i mirë.