
Përfundojnë punimet për hapjen e tunelit të Llogarasë! Rama publikon pamjet
Punimet për hapjen e tunelit të Llogarasë, që lidh Dukatin me Palasën, në një gjatësi prej 6 km, kanë përfunduar plotësisht.
Punimet kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021 dhe parashikohet të përfundojnë brenda 33 muajsh, në gusht të vitit 2024. Hapja e tunelit do ta shkurtojë ndjeshëm distancën nga Dukati në bregun e Jugut, nga 33 në 7 minuta.
Me një vlerë prej afro 140 milionë eurosh, tuneli i Llogarasë është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore për jugun e vendit, i cili pritet jo vetëm të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt plazheve të mrekullueshme të Rivierës Shqiptare, por edhe të ndikojë në rritjen e tyre.