Përfshihet nga flakët një biznes në Tiranë

Një biznes në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e pasdrekës së ditës së sotme.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Naim Frashëri’ dhe sipas informacioneve paraprake zjarri ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, përveçse dëme materiale.

Biznesi ishte i pajisur me materiale ndërtimi. Policia në njoftimin e saj bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi nga Policia: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.01.2024, rreth orës 14:17, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në një biznes me materiale alumini, në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.