Përfitimet shëndetësore të makaronave “Al Dente”

Të konsumosh makarona të bën të lumtur, të ndihmon të flesh dhe ndihmon në dobësim.

Ato stimulojnë tiroiden dhe i bëjnë mirë edhe humorit. Sipas nutricionistëve është mirë të përdoret makarona e grurit të fortë. Dhe më mirë akoma ato me indeks glicemik (sheqeri) të ulët, pasi janë të përshtatshme për diabetikët dhe ata të cilët duan të humbasin peshë.

Bëni kujdes, makaronat nuk duhet të jenë zier shumë. Ato duhet të jenë patjetër al dente sepse janë më të shijshme dhe kanë nivel glicemik (sheqeri) të ulët.

Makaronat mund të konsumohen edhe në darkë, sidomos nëse jemi të stresuar, nëse vuajmë nga pagjumësia, nëse jemi në menopauzë apo nëse vuajmë nga sindroma premestruale.

Kjo sepse makaronat ndihmojnë në sintezën e serotoninës dhe melatoninës duke bërë që të thithet më mirë triptofani (aminoacid që përdoret për biosintezën e proteinave) dhe në këtë mënyrë ndihmon në relaksim dhe favorizon gjumin.

Nëse relaksohemi reduktohen hormonet e stresit, ndër të cilët kortizoni, që favorizon shtimin në peshë.