AlbanianEnglish

Përfitimet e frutit të veçantë të kësaj stine

Për shumë prej nesh, fiqtë janë të preferuar për shkak të shijes së mirë me të cilën karakterizohen. Në fakt, e mira e tyre nuk mbetet vetëm tek shija që na lënë, por te të mirat shëndetësore që na japin. Dr Gardner, është profesor i mjekësisë në Stanford dhe i ka cilësuar fiqtë si burim i jashtëzakonshëm të mirash.

Tek një fik gjenden 37 kalori dhe mund të sigurojmë 2.5 % të marrjes së rekomanduar të kaliumit, 2% të magnezit, 1% të hekurit dhe kalciumit. 6 fiq të thatë na dhurojnë 125 kalori dhe sasi të larta të magnezit, kaliumit dhe hekurit. Ato gjithashtu në përmbajtje kanë edhe sheqerna dhe fibra.

6 fiqtë për të cilët po flisnim përmbajnë gjithashtu 5 g fibra dhe 24 gram sheqerna, të cilat arrijnë zgjidhjen ideale për funksionimin e duhur të zorrëve.

Ekstrakti te fiku, lidhet edhe me uljen e presionit të gjakut tek kafshët laboratorike.

You don't have permission to register