Përdoruesit e iPhone 14 Pro Max të zhgënjyer me kamerën

iPhone 14 doli në treg dhe si fillim u prit me një entuziazëm të madh nga përdoruesit, megjithatë shumë shpejt pas fillimit të përdorimit, shumë prej tyre nisën të ankoheshin.

Përdorues të iPhone 14 Pro Max raportuan probleme që kanë të bëjnë me kamërën, ndërkohë që përdorin aplikacione të ndryshme si Tiktok, Snapchat dhe Instagram.
Sipas mediave, ky defekt në iPhone 14 Pro Max, i cili është modeli më i shtrenjtë në gamën e iPhone 14, duket se ndikimin e ka në veçorinë e stabilizimit optik të imazhit, i cili përdor motor për eliminimin e efekteve të dridhjes së kamerës kur bën fotografi.

Hapja e kamerës në aplikacionet e caktuara bëjnë që motori OIS të krijojë probleme, duke sjellë edhe tinguj të dëgjueshëm e duke vibruar fizikisht gjithë telefonin.

Apple ende nuk i është përgjigjur kërkesave për koment në lidhje me këtë, të cilët kanë ardhur nga shumë përdorues në media sociale.
Dridhja nuk ndodh kur përdorni aplikacionin e integruar të kamerës, duke sugjeruar se rrënjët e problemit janë në një defekt softueri.