
Përdoruesit e Instagramit “nuk pajtohen” me ndryshimet e reja
Kohëve të fundit, në rrjetin social “Instagram” janë vënë janë vënë re disa ndryshime në përmasat e fotove dhe videove.
Këto ndryshime u menduan si një defekt në aplikacion, por në fakt ishte një testim provë qe shfaqte fotot dhe videot më të mëdha.
Kjo ishte një nga arsyet që postimet ju duken ndryshe.
Përdoruesit e Instagramit janë ndarë në grupe, kishte nga ata që e pëlqyen këtë ndryshim dhe të tjerë që shpreheshin të zhgënjyer edhe këtë radhë.
Kreu i Instagramit Adam Mosser pasi ndau me përdoruesit këtë ndryshim, u shpreh se kjo mënyrë e paraqitjes së fotove dhe videove si më të mëdha, është për të bërë Instagramin më gjithëpërfshirës.
Ky nuk është ndryshimi i vetëm në Instagram pasi kohë më parë, platforma publikoi edhe “Following”, “Favorites”, ku i jepte mundësinë përdoruesit të zgjedhë përmbajtjen që i shfaqët në “Home”.
“Pin to top” ishte një tjetër ndryshim që “Instagram” bëri për përdoruesit e tij, duke u lënë mundësinë atyre që të zgjidhnin 3 postime për t’i pasur në krye të profilit.