Përcaktohet sot gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024

Sot luhen dy ndeshjet e radhës çerekfinale në Euro 2024, për të kompletuar çiftin e dytë të fazës gjysmëfinale.

Pas kualifikimit të Spanjës dhe Francës, sot do të zbulojmë se cilat do të jenë dy skuadrat në anën tjetër të shortit.

Anglia dhe Zvicra do të takohen në Duseldorf nga ora 18:00, ndërkohë në Berlin në orën 21:00 takohen Holanda dhe Turqia.