Për të mbrojtur rrugën tregtare, Britania e SHBA bombardojnë sërish Houthit

Duket se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk ndalen pasi kanë rinisur një seri sulmesh të përbashkëta ajrore kundrejt rebelëve Houthi në Jemen.

Pentagoni tha të hënën se ishin goditur tetë objektiva, përfshi edhe një vend nëntokë ku kishte armë dhe mjete survejuese të rebelëve. Mbështetës të Iranit, grupi rebel ka pasur objektiv të godasë anijet tregtare të lidhura kryesisht me Izraelin dhe Perëndimin që kalojnë përmes rrugës së rëndësishme tregtare në Detin e Kuq.

SHBA dhe Britania thonë se po përpiqen të mbrojnë “këtë rrugë tregtare”. Sulmet u kryen me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i përshkroi sulmet si vetëmbrojtje kundër sulmeve të patolerueshme të Houthive mbi transportin tregtar.