Për ju që ëndrrat e këqija jua prishin gjumin natën

Një ëndërr e keqe mund të prishë gjumin e natës dhe një të nesërme plot mendime dhe ankth. As mos pyesni për ndjesinë kur zgjohesh nga një ëndërr me djersë të ftohta, duke u përpjekur për të marrë frymë, duke i kujtuar vetes se ëndrrat nuk janë të vërteta, duke kërkuar të ndezësh dritën e dhomës e duke u munduar të flesh prap gjumë pas asaj ëndrre.
Thuajse të gjithëve iu ndodh, por nëse ti e gjen veten shpesh mes ëndrrave të këqija, duhet të ndiqni disa këshilla nga ekspertët për të mos i përjetuar më ato.
Ndërsa nuk mund t’i kontrolloni domosdoshmërisht ëndrrat, ka teknika që mund të provoni dhe minimizoni mundësinë e ëndrrave të këqija.

-‘Stakoni trurin’. Është e rëndësishme të përpiqeni të ‘fikni’ trurin sa më shumë që të jetë e mundur para gjumit, ose thënë ndryshe të jeni të vetëdijshëm që duhet të flini gjumë. Sa më aktiv dhe “i ndezur” të jetë truri juaj para se të flini, aq më shumë ka të ngjarë që të përjetoni ëndrra shqetësuese.

-Rrini larg pajisjeve elektronike dhe shfaqjeve shqetësuese televizive.

-Angazhohuni në aktivitete relaksuese dhe qetësuese për të reduktuar nivelet e ankthit duke bërë diçka si dush të nxehtë, duke dëgjuar muzikë ose audiolibër, apo dhe ushtrime të frymëmarrjes për të stabilizuar frymëmarrjen tuaj.

-Menaxhoni stresin. Po, mund të jetë shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por fakti mbetet se ulja e niveleve të stresit mund të përmirësojë gjumin tuaj, mes shumë e shumë gjërave të tjera. Nivelet e larta të stresit gjatë ditës mund të jenë një faktor i rëndësishëm në ëndrrat gjatë natës.

-Përdorni teknika të reduktimit të stresit si ushtrimet fizike (ecja, vrapimi dhe joga çlirojnë endorfinë, të cilat janë kimikate natyrale që përmirësojnë humorin në tru); ushtrime relaksimi (duke bërë një banjë ose dush të nxehtë, aromaterapi, muzikë, lexim, hobi); dhe mbështetje sociale (duke folur me dikë, duke kaluar kohë me familjen dhe miqtë).

-Krijoni një mjedis pozitiv gjumi. Ju gjithashtu duhet të ndjeni pak dashuri për vendin ku flini. Sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë e favorshme për gjumë të qetë, me temperaturë të rehatshme, errësirë dhe pa zhurma.

-Mund të shtoni elementë relaksues si një shpërndarës vaji ose drita mbi tavan që reflektojnë yje apo hënën.

-Shmangni stimuluesit afër kohës së gjumit. Ne e dimë se është e vështirë, por truri dhe trupi juaj do t’ju falënderojnë për pakësimin e konsumit të kafeinës dhe/ose pijeve alkoolike në mbrëmje. Kafeina dhe alkooli ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe mund të shkaktojnë ëndrra shqetësuese.

-Herën tjetër kur të shihni një ëndërr të keqe, përpiquni ta shkruani atë. Shkrimi i ëndrrës suaj të mëparshme mund t’ju ndihmojë të përpunoni emocionet themelore ose shkaktarët që mund të kontribuojnë në atë lloj ëndrre të frikshme apo ankthioze.

*Tibo News