Për herë të parë, Shqipëria mirëpret Kampionatin Botëror për të Rinj në Peshëngritje

Shqipëria mirëpret Kampionatin Botëror për të Rinj në Peshëngritje. Kjo ndodh për herë të parë në histori.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqipëria, me në krye Fidel Yllin, njofton se sportistët elitarë nga e gjithë bota për moshat ndodhen në Tiranë ndërsa nuk mungojnë drejtuesit më të lartë të Federatës Botërore dhe asaj Europiane të Peshëngritjes.

Kampionati ka nisur prej datës 25 mars dhe do të zgjasë deri në datën 1 prill.
Kjo ceremoni historike u nderua me fjalimet e rastit nga personalitet të sportit shqiptar dhe atij botëror. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të ‘Tirana qyteti Europian i Sportit’, për vitin 2023.

*Tibo News