Për herë të parë, Shqipëria me regjistër për emigrantët shqiptarë

Për herë të parë, Shqipëria do ketë një regjistër për emigrantët shqiptarë. Kjo do të thotë se ata që jetojnë jashtë, do duhet të deklarojnë adresën e tyre të shtëpisë përmes e-Albania.

Por ku është qëllimi?

“Të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit tashmë duhet të deklarojnë adresën e tyre të vendbanimit përmes e-Albania, në të kundërt institucioni në të cilën kërkojnë të marrin shërbim mund të mos ju afrojë atë”.

Në njoftimin e e-Albania thuhet mes të tjerash se:

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës. Dokumente që ngarkohen nga aplikanti, është dokumenti zyrtar i shtetit ku jetoni në të cilin dallohet qartë emri i aplikuesit dhe adresa e plotësuar në formular”.

Në faqen zyrtare të e-albania ka një video shpjeguese.