Për herë të parë në historinë e SHBA-ve, Shtëpia e Bardhë ka një sekretare shtypi me ngjyrë e jo vetëm

Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar Karine Jean-Pierre si zëdhënësen e tij të re më të lartë. Kjo është hera e parë që një person me ngjyrë si dhe pjesë e komunitetit LGBTI merr një rol të tillë.

Jean-Pierre, aktualisht 44 vjeçe ka shërbyer si zëvendës.sekretare shtypi kryesore e administratës qëkur Joe Biden u shpall president i SHBA-ve.

Ajo zëvendëson në këtë post sekretaren e shtypit në largim Jen Psaki, 43 vjeçe.

Sekretarët e shtypit realizojnë konferenca thuajse ditore me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, që do të thotë se roli i saj është i profilit të lartë.

43 vjeçarja Psaki ka pranuar ndërkohë një punë, në kanalin televiziv të lajmeve MSNBC me prirje të majta.

Përmes një postimi në Twitter, ajo e quajti Jean-Pierrë një grua të jashtëzakonshme.

Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë është fytyra e një administrate presidenciale për median kombëtare dhe si rrjedhojë për vendin dhe botën.

I emëruari mund të kthehet në një figurë me ndikim kryesisht në kohë krizash kombëtare apo skandalesh politike.

Ndërsa sekretarët e shtypit nuk përcaktojnë politika, ato në fakt ndihmojnë në formimin e perceptimit publik për një administratë.

*Tibo News.