
Për herë të parë në gjyq, një avokat robot
Inteligjenca artificiale ka kaluar tashmë në një tjetër nivel, pasi një kompani pretendon se roboti i krijuar prej tyre do të luajë një rol të rëndësishëm në një çështje në gjykatë. Nëse kjo ndodh do të jetë hera e parë që një robot do të përdoret si avokat. Lajmi u publikua në revistën “New Scientist”, ku shpjegohet se inteligjenca artificiale do të instalohet në telefonin e të pandehurit. Roboti do të dëgjojë në gjykatë të gjithë procesin dhe më pas do të këshillojë të pandehurin përmes një kufjeje.
“Avokati i parë robot lufton korporatat, mposht burokracinë dhe padit këdo vetëm duke shtypur një buton”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë. Çështja e parë ku do të marrë pjesë inteligjenca artificiale zhvillohet në shkurt, por sipas “New Scientist” nuk është bërë i ditur as vendi dhe as çështja.