Për herë të dytë, Twitter jashtë funksionit

“Twitter”, ky rrjet social i shumëpërfolur gjatë kohëve të fundit, është ndërprerë për mijëra përdorues të tij, në mbarë globin.

 

Kjo është hera e dytë që nga muaji shkurt.

Sipas burimeve, ka pasur më shumë se 27 mijë incidente të njerëzve që raportuan probleme me “Twitter”.

Ky problem është raportuar në shtete të ndryshme, SHBA, Meksikë, Brazil, Mbretëri e Bashkuar dhe Itali.

 

“Tweet-et nuk po ngarkohen, provo përsëri!” – ishte mesazhi me të cilin përballeshin përdoruesit e platformës.

 

Nuk u bë e qartë se çfarë e shkaktoi këtë ndërprerje dhe Twitter nuk iu përgjigj këtij problemi me një koment.

Kjo ngjarje është e njohur për përdoruesit, pasi edhe në shkurt ndodhi e njëjta gjë, pezullim shërbimesh për mijëra njerëz.

Pas këtij problemi, asokohe, u bë me dije se ishte defekt softuerësh.

 

Kujtojmë që CEO i Tesla-s hoqi dorë nga marrëveshja për blerjen e platformës, duke pasuar kështu në një padi nga Twitter, në gjykatën e Dalauar.

Twitter padit Elon Musk për prishjen e marrëveshjes