Për ata që konsumojnë tre apo më shumë kafe në ditë dhe nuk heqin dot dorë

A keni përjetuar shqetësime pasi keni pirë një kafe tjetër pasdite? Po të dridhura gjatë natës për shkak të kafeinës?  Mund të mos e keni bërë lidhjen, por ekspertët thonë se kafeja pa kafeinë është e mjaftueshme për të mos hequr dorë nga ndjesia e relaksit në mëngjes dhe për të bërë një gjumë më të rehatshëm.

Sipas ekspertëve australianë, kafeja pa kafeinë pavarësisht se ka sasi të vogla të stimuluesit, ka aftësinë të mbajë larg simptomat e konsumimit në sasi të mëdha të kafeinës.

Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit bënë një eksperiment ndaj 61 adhuruesve të kafesë, të cilët konsumonin të paktën tre filxhanë çdo ditë. Ata morën kafe pa kafeinë, ujë dhe kafe më kafeinë. Eksperimenti zbuloi se ata që konsumuan kafe pa kafeinë kaluan 24 orë të vështira, me dhimbje oke, ndjesi shqetësimi dhe nervozizmi.

Por këto simptoma u zbehën në ditën e dytë dhe ditë të tjera në vazhdim deri në përfundimin e eksperimentit, për dy javë.

Megjithatë, studiuesit, puna e të cilëve u botua në Journal of Psychopharmacology, thonë se nuk pati asnjë rast prej atyre që konsumojnë kafe me kafeinë, që të tërhiqen plotësisht dhe të konsumojnë kafe pa kafeinë.

Reduktimi i simptomave të ‘tërheqjes’ ndaj kafeinës duket se është jetëshkurtër.

Pirja e kafesë pa kafeinë nuk do e reduktojë plotësisht simptomën e tërheqjes, por për këtë nevojiten studime të tjera më të thella.

Shkencëtarët thonë se eksperimenti u vjen në ndihmë atyre personave që konsumojnë aq shumë kafe sa përjetojnë shqetësime gjatë ditës, dhe të mund t’i rikthehen një konsumi më të kujdesshëm, një kafe me kafeinë dhe në pjesën tjetër të ditës, kafe pa kafeinë.

*Tibo News