
Peloton me ndryshime të mëdha, dy themeluesit largohen
Kompania e madhe Peloton sapo mori një tundje themelesh, pas ndryshimeve të ndodhura, ku përfshijnë largimet e dy prej drejtuesve. Të dy bashkëthemeluesit e kompanisë janë larguar nga rolet ekzekutive. John Foley u zëvendësua në fillim të këtij viti si shef ekzekutiv dhe tani do të lirojë rolin e kryetarit ekzekutiv, ndërsa Hisao Kushi largohet nga posti i zyrtarit kryesor ligjor.
Lëvizjet erdhën pasi prodhuesit e biçikletave stërvitore bënë ndryshime masive për shkurtimin e humbjeve dhe për rifitimin e besimit të investitorëve.
Gjatë tremujorit të saj më të fundit, firma pësoi një humbje neto prej 1.24 miliardë dollarësh. Shitjet e pajisjeve të saj kanë rënë, ndërsa abonimet kanë ngecur.
Peloton tani po ndërmerr një sërë hapash, duke përfshirë edhe shkurtimet e vendeve të punës dhe rritjen e çmimeve. Ajo gjithashtu renditi produktet e saj në Amazon për të ndihmuar në rritjen e shitjeve.