Pedalim për të drejtat e grave, refugjatët aktivitet ndërgjegjësues në Tiranë

Një grup prej më shumë se 30 refugjatësh organizuan të premten në Tiranë një pedalim sensibilizues kundër dhunës me bazë gjinore.

Me bluza portokalli, të cilat mbanin mbishkrimin “You are not alone”, frazë kjo gjithashtu e thënë nga një prej refugjateve në aktivitetet ndërgjegjësuese, grupi u vendos fillimisht në Parkun Rinia e më pas e kreu pedalimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Manifestimi i tyre synonte ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për të drejtat e grave, barazinë gjinore si dhe ndalimin e dhunës ndaj tyre.