
Pedagogët në protestë më 22 shkurt
Pedagogët iu rikthehen protestave që nisin të mërkurën e 22 shkurtit.
Lajmi u bë me dije nga drejtuesit e Sindikatës se pedagogëve pas thellimit të krizës në universitete dhe kërkesave të paplotësuara nga qeveria.
Pedagogët kundërshtojnë vendimin e qeverise që aktivizoi nenin 12 të ligjit të arsimit të lartë për kthimin e universiteteve në institucione publike të pavarura ose fondacione.
Sipas tyre vendimi do të sillte shkatërrimin e universiteteve publike.
Protestat nisën në tetor të vitit 2022 me bojkotin e vitit të ri akademik, por nuk zgjati më shumë se një muaj e gjysmë.
Qeveria vendosi të rrisë me 15% pagat e tyre, por vetëm 7% nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër 8% do të sigurohej nga të ardhurat e universiteteve.
Ndërsa kërkesat e pedagogëve për dyfishim të pagës u cilësuan të paarsyeshme në kohë krize.
*Tibo News