PE rezolutë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Këtë të mërkurë, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet. Raportin për Kosovën e ka përgatitur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, e cila e ka vënë theksin te dialogu me Serbinë dhe liberalizimin e vizave. Sipas saj, pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë, pranimi në Bashkimin Europian nuk do të ndodhë për Kosovën.

Von Cramon është shprehur se është e nevojshme liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.