PE miraton rregullore të reja për gjigantët dixhitalë

Parlamenti Evropian ratifikoi këtë të martë një legjislacion të ri për tregjet dhe shërbimet dixhitale, me të cilin Bashkimi Evropian synon t’u japë fund abuzimeve me pushtetin nga gjigantët e sektorit dhe të vendosë një kuadër të rreptë detyrimesh ndaj tyre.

Paketa të shmangë praktikat antikonkurruese dhe parandalimin e përmbajtjeve të paligjshme në internet.

Ligji i ri për Tregjet Dixhitale u miratua me 588 vota pro, ndërsa rregullorja për Shërbimet Dixhitale mori mbështetjen e 539 ligjvënësve.