PE dhe KE arrijnë marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian kanë arritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmi është përcjellë përmes një deklarate për shtyp të PE-së.

Në 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të bllokut europian ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Europian. Në emër të Parlamentit Europian, negociatat i ka zhvilluar raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, eurodeputeti holandezThijs Reuten.